Faydee kritikohet për bashkëpunimin me Luanën: Ajo s’është këngëtare

16/07/2019 - 21:59

Këngëtari i njohur me origjinë australiane, Faydee është kritikuar nga fansat e tij në “Instagram” për bashkëpunimin e sjellë së fundmi me Luana Vjollcën.  Ata nuk ngurrojnë të shprehen se kjo e fundit nuk është aspak këngëtare.

“Zëri i Faydee është i mrekullueshëm dhe i bukur ndërsa kur këndon ajo më dhembin veshët”– ka shkruar një ndjekës i këngëtarit. “E dua muzikën tënde, por kjo nuk ishte artistja më e mirë shqiptare me të cilën mund të bashkëpunoje”– ka shkruar një tjetër.

“Kënga do të ishte shumë më mirë pa zërin e saj. Faydee është një artist i mrekullueshëm dhe nuk e kuptoj se çfarë e shtyu të bashkëpunonte me të”– ka vijuar një i tretë.  “Çfarë po bën? Ajo nuk është këngëtare. Më vjen keq për ty. Thjesht prit pjesët ku ajo këndon dhe dëgjoje”– ka komentuar një tjetër ndjekës.

Megjithatë, “Yalla Habibi”, e cila është postuar ditën e shtunë, ka arritur të marrë brenda pak ditësh në platformën YouTube plot 2.2 milionë shikime.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Fotoja e një peshku me dy gojë u bë menjëherë virale, pasi u postua nga një grua në SHBA, e cila e kishte kapur në Nju Jork.

Pas divorcit me aktoren Angelina Jolie duket se marrëdhëniet e aktorit Brad Pitt me gjashtë fëmijët e tij nuk janë edhe aq të mira.

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa feston gjatë ditës së sotme 24-vjetorin e saj të lindjes.

Çifti i showbizit Justin Bieber dhe Hailey Baldwin e kanë caktuar datën se kur do të zhvillojnë ceremoninë e dytë të martesës.

Roopkund, një liqen i largët i lartë në Himalajet Indiane, është shtëpia e një prej mistereve më të mëdha të arkeologjisë: skeleteve të r

Majmunët duan të dominojnë jetën në Japoni.

Pas një paralajmërimi që po qarkullonte në rrjet, shumë ndjekës të Instagram u shqetësuan se fotografitë e tyre mund të përdoren.

Dwayne Johnson ishte aktori më i paguar i vitit të kaluar, sipas renditjes vjetore më të fundit të Forbes.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump është bërë gjysh për herë të 10-të.