Fëmijët kanë dalë në rrugët e Gjermanisë këtë javë për të protestuar kundër përdorimit të tepruar të telefonavae nga prindërit e tyre. Ata iu bënë thirrje prindërve të tyre të heqin dorë nga celularët dhe ti kushtojnë më shumë vëmendje.

Në protestë dëgjohej zëri i tyre duke kënduar në kor: "Ne jemi këtu, po flasim me zë të lartë sepse ju e keni vëmendjen tek celularët tuaj." Protesta u drejtua nga 7-vjeçari Emil, i cili tha se "shpreson që pas protestës prindërit të shpenzojnë më pak kohë në telefonat e tyre." 

"Luani me mua, jo me smartfonët tuaj,"-ishte slogani i fëmijëve protestues për të gjithë prindërit.