Taylor Swift, Mbretëresha Elizabet, Angelina Jolie, nuk janë më femrat më të admiruara në botë. Kompania “YouGov” ka kryer sondazhin e radhës, nga i cili ka rezultuar se këtë vit Michelle Obama, ja ka dalë të lërë në hije femrat e tjera, sidomos aktoren bukuroshe Angeline Jolie, e cila ka qenë në krye të listës per shumë vite me rradhe.

Ndikim në këtë rezultat ka patur fakti se ky vit për ish-zonjën e parë të Amerikës, ka qenë vërtet i artë. Libri i saj “Becoming” rezulton të jetë ndër më të shiturit në mbarë botën. Ajo ka qenë një frymëzim për shumë gra, sesi mund t’ia dalin në jetë dhe të jenë të suksesshme.

E dyta në listë është moderatorja e famshme, Oprah Winfrey, ndërsa e treta aktorja Angelina Jolie. Për sa i përket meshkujve, sipas të njëjtit sondazhi Bill Gates është shpallur mashkulli më i admiruar në botë pasuar nga Barack Obama në vendin e dytë.