Një dalje provokuese e Kelly Brook – modelja seksi ka sfiluar mbi qilimin e kaltër, duke treguar “asetet” e saj.

E rrethuar nga aparatët fotografikë, Brook ka shkëlqyer para të pranishmëve në premierën e filmit "Mary Poppins Returns".

Në krah të saj buzëqeshte krenar i fejuari Jeremy Parisi, i cili nuk humbi rastin për ta shtrënguar rreth vetes.

Ju kujtojmë që Kelly Brook vetëm pak vite më parë nga studimi i disa shkencëtarëve është shpallur si femra me trupin më perfekt në botë.