Pasi Tristan Thompson e tradhtoi Khloé Kardashian me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods, në rrjet kanë vërshuar me shpejtësi memet.

Teksa shumë persona kanë vendosur të tallen me Khloé dhe me atë që i ndodhi, reperja e njohur Cardi B i ka dalë asaj në mbrojtje.

Si një femër që është tradhtuar edhe vetë më përpara nga Offset, Cardi përmes një video live në Instagram iu drejtua të gjithë personave, veçanërisht femrave që mos të tallen, pasi është një çështje mjaft delikate.

“Të gjithë po kënaqen që tradhtia i ndodhi pikërisht Khloé-s! Pse ja uroni diçka të tillë një gruaje? Veçanërisht një gruaje që ka një vajzë! Ju të gjithë e dini që zemra të ndahet copash. Ju të gjithë e dini se zemra duket sikur rrjedh gjak dhe thjesht do të vdesësh e nuk mundesh dot as të flesh. Nuk mund t’ia mbathësh as kur fle, sepse të del në ëndërr. Pse po festoni e po lumturoheni nga e gjitha kjo?”– tha Cardi B duke iu mbyllur gojën të gjithëve.