Sonte në darkë Hëna fillon një vallëzim kozmik me tre planete dhe një yll. Do të duket gjithçka.

Një lojë kozmike kukafshehti do të jetë e dukshme sonte në darkë. Hëna do të rreshtohet në të njëjtën vijë shikimi me tre planetëve të sistemit tonë diellor si dhe me një nga yjet më të ndritshme të dukshme nga Toka.

Hëna, sateliti natyror orbital i planetit tonë do të bllokojë Venusin, Marsin, Mërkurin dhe yllin Regulus, në konstelacionin e Luanit, për një periudhë kohore 24 orëshe.

Lëvizja kozmike në sistemin tonë diellor shpesh e sheh lidhjen e hënës me trupat e tjerë qiellorë, por ky errësim kozmik ndodh vetëm një herë në 28 vjet.

Errësimi kozmik është një ngjarje që ndodh kur një objekt është i fshehur nga një objekt tjetër që kalon mes tij dhe vëzhguesit.

Eklipset e Venusit janë të rralla dhe ndodhin vetëm kur Toka, Hëna dhe Venusi janë në një linjë me njëri-tjetrin. Një shembull i famshëm ishte eklipsi total i diellit gjatë gushtit të kaluar.

Agjensia hapësinore NASA e cilëson ngjarjen e sotme si një vallëzim kozmik në qiell. Hëna tashmë e ka kaluar Venusin dhe Regulus gjatë orëve të hershme të këtij mëngjesi.

Shikuesit në hemisferën veriore ku ndodhet edhe Shqipëria duhet të jenë në gjendje të shohin errësimin e Marsit këtë mbrëmje rreth orës 20.45, ndërsa errësimi i Mërkurit do të ndodhë në orën 00:21./Tetova News