Ditën e sotme, 15 gusht, gazetari i njohur sportiv Bujar Qesja feston ditëlindjen.

Në këtë 69-vjetor të tij, Qesja i ka bërë një urim të veçantë vetes.

“Urimi që i bëra vetes është: arritsha të ndryshoj shifrat nga 69 në 96”,- shkruan Qesja në një postim në rrjete sociale, të cilin e shoqëron edhe me një foto të tij.

Prej mëse dy javësh, Qesja ka zgjedhur të pushojë në Voskopojë, vend ku po feston edhe ditëlindjen.

Postimi i plotë:

15 gusht 2020 – 69 vjeç
Dita e madhe dhe e bekuar e
Shën Marisë
Foto është e orës 24.05 minuta e 15 gushtit 2020.
Urimi që i bëra vetes është: arritsha të ndryshoj shifrat nga 69 në 96.
Ju përshëndes miq!
Voskopojë: 15 gusht 2020