Filmi i ri i “Spider-Man” me protagonist Tom Holland do të titullohet “Spider-Man: No Way Home” dhe pritet të dalë në kinema më 17 dhjetor 2021.

Njoftimi u dha në Twitter të mërkurën. Është përfolur se pjesë e kastit të filmit do jenë edhe aktorë që kanë qenë në filmat e kaluar. Alfred Molina do të përsërisë rolin e tij si Doctor Octopus, Jamie Foxx dhe Benedict Cumberbatch, i cili luan super-heroin Doctor Strange.

Në një intervistë të botuar së fundmi në Esquire, Holland mohoi që Maguire dhe Garfield do të shfaqeshin në filmin e ri, por nuk dihet nëse kjo deklaratë është e vërtetë apo jo, mendohet se ai dëshiron që t’i mbajë fansat kuriozë deri në publikimin e filmit.