Në sheshin dhe kalatat e portit të Durrësit janë xhiruar disa nga skenat e filmit artistik “Balkan Blood”.

Në fundjavën që lamë pas, pranë sheshit të kontejnerëve dhe në një nga kalatat e portit detar, janë xhiruar skenat e fundit të filmit artistik “Balkan Blood”.

Filmi “Balkan Blood” është një bashkëpunim shqiptaro-kinez, xhirimet e të cilit prej disa javësh janë realizuar në zonën periferike të Tiranës, në Petrelë, si dhe në Durrës, kryesisht në Vilën mbi kodrën e qytetit.

Drejtoria Ekzekutive e APD-së ka lejuar zhvillimin e xhirimeve, gjatë të cilave nuk është penguar procesi përpunues i anijeve dhe i mallrave në kalata. 

Forcat e Sigurisë Portuale kanë marrë masat e nevojshme për të lehtësuar dhe siguruar punën e realizuesve të filmit si dhe të grupit të aktorëve.