Pak ditë më parë, moderatorja e njohur Fiori Dardha humbi njeriun më të shtrenjtë, nënën e saj pas një beteje të gjatë me kancerin.

Moderatorja ndau me ndjekësit një foto të nënës së saj, duke shprehur dhimbjen që la pas humbja e saj.

Ditën e sotme, në një postim në Instastory, Fiori shkruan se është futur në studion e “Boom” në të tretat e nënës së saj, menjëherë sapo është kthyer nga varrezat.

Përtej dhimbjes që ka, ajo shkruan se u detyrua të bënte grim e madje të qeshte me batutat e Rozanës, pasi televizioni nuk njeh sëmundje e zi.

Fiori shkruan se nuk e di se ku e gjeti forcën, por ka plotësuar amanetin e mamasë së ndjerë, duke vazhduar jetën pa lejuar dhimbjen që ta mposhtë.

Moderatorja pak kohë më parë, tregoi në rrjetet sociale, se e ëma po përballej me sëmundjen më të tmerrshme në botë. Fiori shkruante se ndërkohë që bëhej e fortë para saj, ajo qante në fshehtësi shumë herë.