Nëna e këngëtares me famë botërore Rita Ora, disa vite më parë, u prek nga sëmundja e kancerit në gji.

Vera Sahatçiu Ora arriti të fitonte luftën me këtë sëmundje të vështirë. Që nga ajo kohë, Vera jep shpesh mesazhe motivuese për vajzat dhe gratë.

Duke qenë se jemi në muajin e ndërgjegjësimit mbi këtë sëmundje, Vera ndau përsëri një mesazh në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo ju bëri thirrjeve vajzave dhe grave të bëjnë kontrolle dhe madje nuk harroi të përfshinte as burrat në këtë mesazh.

“Bukuroshet e mija të dashura, është muaji për të bërë kontrollat kryesore të jetës suaj, lufto kundër kancerit të gjirit. Mos hezito, shko për kontroll të lutem! E ju o burra/partnerë, ndihmoni dhe suportoni femrat e juaja se sëmundja afekton të gjithë të afërmit tuaj”– shkruan ajo krah fotos me bashkëshortin e saj, nga ku mori shumë komente.

Një ndër komentet që ra më shumë në sy, ishte ai i vajzes së saj, Rita Orës, e cila shkroi: I dua prindërit e mi!