Fitoi lotarinë dhe i shpenzoi të gjitha në festa, ja çfarë bën tani

12/02/2019 - 14:40

Kur Michael Carroll organizonte një festë, fqinjët sigurisht e merrnin vesh këtë – aty do të vinin gra të zhveshura që mbanin tabaka kokainë dhe festimet do të zbrisnin në një orgji ku ai do të kishte mundësinë të flinte me tetë gra në një kohë.

Njeriu me një stil të veçantë veshjeje, kishte rreth 10 milionë paund në llogarinë e tij në bankë dhe kishte vendosur që të shpenzonte çdo cent, me veturat Hummer dhe BMW, deri tek prostitutat e tij.

Kështu, siç zbulojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ai tani ka mbetur pa asnjë qindarkë dhe, ka filluar të mbajë dru dhe qymyr – për vetëm 10 paund në orë.

Carroll fitoi çmimin e lotarisë në vitin 2002, por ai i harxhoi paratë për makina të shtrenjta, pije dhe drogë. Ai tani është pa para dhe mban qymyr dhe dru në një firmë të tregtisë së karburantit në Elgin të Skocisë.

“Dhjetë milionët e mi u zhdukën në vetëm dhjetë vjet dhe nuk kam një shtëpi apo një makinë. Por unë nuk jam i penduar”.

Ai tha se zakonisht nuk njihet sepse fytyra e tij është e zezë nga bloza. Megjithatë, ai shpjegoi se është formë shumë më të mirë fizike. Michael tha se jeta nuk ka të bëjë me paratë dhe se ai kurrë nuk ka qenë më i lumtur se kur është kthyer në punë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shumëkush e konsideron si fillimin e vërtetë të jetës por për shumë të tjerë është fillimi i një cikli të mbushur me ankth, stres dhe dep

Është publikuar titulli i filmit më të fundit të James Bond, agjentit 007.

Dëshira për tu bërë pjesë e ushtrisë, ka detyruar një 23-vjeçar të presë për herë të parë flokët e tij pas 15 vitesh.

Një grua 41-vjeçare vuan nga një sëmundje e rrallë, që e bën atë të plaket tetë herë më shpejt sesa personat e tjerë në mbarë botën.

Ditët e fundit dukesha Meghan Marke dhe Princ Harry janë ‘sulmuar’ nga mediat dhe ndjekësit e tyre për udhëtimet me avion privat dhe push

Klodjana Haxhiaj, gazetarja e njohur në Durrës e cila ndër vite ka raportuar ngjarje nga më të ndryshme për qytetin bregdetar, sot ka dhë

Kujtimet janë si një muzë plot me gjëra të bukura, por edhe të shëmtuara, megjithatë studimet po i vënë në diskutim ato.

Shtëpia e Gary Neville është padyshim një nga më të veçantat e para ndonjëherë. Shtëpia ka formë luleje, e mimetizuar në mënyrë perfekte