Fitorja në Sanremo, De Biazi: I lumtur për Ermal Metën, kushëriri im e ndihmoi me vota

12/02/2018 - 10:59

Giani de Biazi, ish-trajneri i shquar i Kombëtares shqiptare, që sot ka edhe nënshtetësinë tonë, është kënaqur që Ermal Meta dhe Fabricio Moro fituan në Festivalin e Sanremos.

Ish-trajneri kuqezi thotë se vitin e kaluar një kushëriri i tij që ka 4 restorante në Berlin, jo vetëm që e mikëpriti Ermalin për dy ditë, por iu kërkoi të gjithë miqëve të tij që ta votonin.

“Jam shumë i kënaqur për Ermal Metën. Vitin e kaluar ai arriti i treti, ndërsa këtë vit mori një fitore të madhe. Vitin e kaluar, një kushëriri im që ka 4 restorante në Berlin dhe që njihej mirë edhe me Ermalin, e mikëpriti atë për 2 ditë dhe u kërkoi të gjithë miqëve të tij që ta votonin. Më vjen mirë që Ermali ia doli këtë vit. Bashkëpunimi mes italianëve dhe shqiptarëve nuk sjell sukses vetëm në futboll, por edhe në fusha të tjera të jetës”, tha De Biazi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

E teksa bota mbarë respekton në 20 Tetor Natën e Hënës, Kina mendon përtej saj.

Është munduar që shpeshherë ta mbajë familjen e tij larg mediave dhe fotove në rrjete sociale, por siç duket këtë herë kryeministri Edi R

Arrestimi i Arkimed Lushaj ku shihej gati nudo në një dhomë hoteli, i mbuluar vetëm me çarçaf bëri xhiron e mediave.

Ndërkohë që Sali dhe Shpresa Lushaj, prindërit e këngëtarit Arkimed Lushaj që u arrestua pak ditë më parë, kanë qenë sot të ftuar në emis

Ëndrra e çdo femre është që të duket e re në çdo moshë, por një nënë e tre fëmijëve duket se e ka realizuar këtë dëshirë.

Një aksidenti i pazakontë është regjistruar të enjten rreth orës 18:30 në fshatin e vogël të Gütersloh në Gjermaninë Perëndimore.

Aurenc Bebja/ Publikohet letra e lamtumires se Princ Vidit drejtuar shqitareve para se ai të largohej nga porti i Durrësit.

Kryeministri Edi Rama ishte sot i ftuar në “Zonë e Lirë”.

Në fillim-vitet ’90, kompania SOE paraqiti planin ambicioz për ndërtimin e kompleksit “Dionisos”, në Sitia, Kretë.

Në shekullin e 16-të, njerëzit besonin se një enë gjaku në gishtin e katërt të dorës së majtë shkonte drejtpërdrejt në zemër.