Steve Jobs u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare nga kanceri në pankreas.

Miliarderi tha disa fjalë të fundit para se të mbyllte sytë përgjithmonë, duke dhënë një mesazh shumë të fuqishëm.

“Unë arrita majën e suksesit në botën e biznesit. Në sytë e të tjerëve jeta ime ishte mishërim i suksesit. Megjithatë përpos punës, unë kam pasur pak gëzim. Në fund të fundit, pasuria është vetëm një fakt i jetës me të cilën jam mësuar. Në këtë moment, teksa dergjem i sëmurë në shtrat duke kujtuar të gjithë jetën time, kuptoj se e gjithë njohja dhe pasuria që më mburrnin, janë pa kuptim para vdekjes së pashmangshme. Mund të punësosh dikë të ngasë makinën për ty, të bëjë para për ty, por nuk mund të kesh dikë që të përballojë sëmundjen për ty. Gjërat materiale të humbura mund të gjenden. Por është diçka që nuk gjendet kurrë – Jeta.

Kur një person hyn në dhomën e operimit, kupton që ka një libër pa mbaruar: Librin e Jetës së Shëndetshme. Në cilëndo stad të jetës që jemi tani, me kohën, do përballemi me gjithçka. Vlerësoje dashurinë për familjem për bashkëshortin/en, për miqtë, trajtoje veten mirë, sillu mirë me të tjerët. Teksa rritemi dhe bëhemi më të mençur, kuptojmë se një orë 300 dollarë dhe një orë 30 dollarë tregojnë të njëjtën kohë. Një kuletë 300 dollarë dhe një kuletë 30 dollarë mbajnë brenda të njëjtën sasi parash. Një makinë 150 mijë dollarë dhe një makinë 30 mijë dollarë, na çojnë në të njëjtin destinacion. Do kuptoni se lumturia e vërtetë nuk vjen nga gjërat materiale, por kur keni miq të rinj e të vjetër, motra dhe vëllezër, njerëz me të cilët mund të flisni, të qeshni, të këndoni. Kjo është lumturia e vërtetë”.