Fjalët e mira janë të shkurtra dhe të lehta për t’u thënë, sot Dita Botërore e Mirësisë

13/11/2019 - 15:48

Një fjalë, një gjest, një buzëqeshje ose thjesht dëgjoni ata që na qëndrojnë pranë. Ndonjëherë duhet shumë pak për të “lehtësuar” ditët. Dhe për të mos harruar të qenit të vëmendshëm ndaj çdo individi, njëzet e një vjet më parë u vendos Dita Botërore e Mirësisë në Tokio.

Imperativi është të shpërndajmë mirësjellje, sjellje të mira, buzëqeshje dhe përqafime për të dalë nga ajo rutinë e përditshme që shpesh na thith dhe na bën të përplasemi me të tjerët për arsye të kota. Dhe ndoshta edhe ndaj atyre që kanë probleme më serioze se tonat.

Fajtor stresi, e përditshmja frenetike “vrapo, vrapo”, angazhimet e shumta: na bëjnë të harrojmë t’i shkruajmë një mesazh një shoku edhe vetëm për ta pyetur “Si je?”. Sepse nuk mund të mohohet se ndjenja e afërsisë së dikujt na bën të ndjehemi më të sigurt.

Pra, nëse vëmendja për të tjerët do të ekzistonte në jetën tonë të përditshme, ne nuk do të vuanim nga lëkundjet e shpeshta të humorit dhe do të jetonim një jetë më të qetë dhe paqësore.

Kështu thotë psikologjia në një studim të botuar në 2015 në Shkencën Psikologjike Klinike se mirësia “i bën mirë zemrës dhe mendjes”.

“Mënyrat e këndshme” mbështesin rrjetin social të një personi dhe u japin më shumë vetëbesim atyre që përfitojnë prej tij, shmangin depresionin dhe përmirësojnë presionin e gjakut.

Studiuesit e Shkollës së Biznesit në Harvard kanë zbuluar gjithashtu se blerja e diçkaje për të tjerët mund të na bëjë të ndihemi shumë më mirë sesa të shpenzojmë për veten tonë.

“Fjalët e mira janë të shkurtra dhe të lehta për t’u thënë, por jehona e tyre është e përjetshme”, tha Nënë Tereza e Kalkutës. Për të përhapur mirësinë, duhet shumë pak: nga çuarja e një kafeje një miku, buzëqeshja ndaj një të huaji deri tek komunikimi me një person me të cilin nuk flasim prej kohësh.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një grua 55-vjeçare është vrarë nga një tigër në kopshtin zoologjik të Zyrihut.

Një shpend që fluturon mbi plazhin Myrtle në Karolinën Jugut duke mbajtur në kthetra një peshk të stërmadh.

Ministri i Financave, Rishi Sunak inkurajoi sot britanikët të “hanë jashtë për të mbështetur” punësimin në restorante, në ditën e parë të

Ylli i muzikës pop Kate Perry, ka pranuar së fundmi depresionin dhe ankthin gjatë shtatzënisë me disa postime ‘kriptike’ në rrjetet socia

Bernie Ecclestone do të festojë në tetor 90 vjetorin, por përvecse është gjysh dhe stërgjysh, tani është bërë sërish baba.

Djali i akademikut të njohur Moikom Zeqo, Epidamn Zeqo, nga studio e “Historia ime”, foli këtë të premte për humbjen e parakohshme të të

DASHI: Si impulsivë, spontanë dhe me reflekse të shpejta, pjesëtarët e kësaj shenje janë inteligjentë dhe aktivë, kështu

Zonja e parë e Shtëpisë së Bardhë, Melania Trump është mjaft e njohur për gardërobën e shtrenjtë, por nuk janë vetëm rrobat e saj që janë

Mark Wahlberg ka bërë një njoftim që ka befasuar të gjithë ndjekësit e tij.

Turistet në plazhin Myrtle Beach, në SHBA, kanë asistuar në një skenë të pabesueshme.