Jetesa e Adelina Tahirit me milionerin maqedonas është e rrethuar nga luksi. Çdo ditë shohim postimet e dhuratave super të shtrenjta që këngëtarja tregon në rrjetet sociale.

Po ashtu, shtëpia e çiftit e cila nuk ka përfunduar ende, është e arreduar me aksesorë që kapin vlera marramendëse. Të paktën këtë na e ka treguar vetë Adelina me postimet e saj në “Instagram” duke shkruar se shtëpia është në rregullim e sipër, duke na zbuluar kështu një ambient luksoz.

Në një prej postimeve, shihet një armë zbukurimi e pajisur me diamante, një abazhur po ashtu me diamante, një tjetër ndriçues prej floriri dhe disa sende të paketuara që mbajnë firmën “Versace”. Një luks i paparë…