Këngëtari Flori Mumajesi është shpallur fitues i edicionit të 20-të së spektaklit të “Këngës Magjike” me këngën “Plas”. Ai u votua nga vetë artistët pjesëmarrës si më i miri i këtij jubileu të “Këngës Magjike”.

Tani është ai momenti kur vërtetë të plas shpirti, fillon drishesh. Çfarë do thuash një gjë të mençur? Unë do them atë që ndjej, dedikuar muzikës, me ju përkrah që keni qenë mbështetje shumë e madhe. Përfshirja juaj në këtë këngë ma ka bërë jetën edhe më të lumtur, si në ëndërr. Dhe po iu them edhe një gjë, nëse nesër nuk merrem më me muzikë, nuk kam peng asgjë. E kam shijuar shumë. Faleminderit nga zemra dhe ua dedikoj ju këtë këngë”, tha këngëtari pasi fitoi çmimin e madh.

Mbrëmja ka qenë tejet emocionuese në “Pallatin e Kongreseve”, ndërkohë që gara mes artistëve big dhe atyre të rinj ka qenë shumë e vështirë.

Në vend të dytë u shpall Aurela Gaçe dhe Eli Fara me këngën “Zemra Rratatata”. Ndërkohë Fifi dhe Mc Kresha fitues të çmimit të tretë me këngën “Psikopatia ime”.