U bënë disa muaj tashmë që ish-moderatorja e “Jo vetëm modë” në Tv Klan, Floriana Garo, është larguar nga Shqipëria për t’u bashkuar me partnerin e saj që jeton dhe punon në Zvicër, Enis Daci. Zgjedhja e Florianës ka qenë për shkak të dashurisë, pasi në kushte të tjera, ajo nuk do të zgjidhte të largohej.

E ftuar në “Opinion”, në një speciale ku trajtohej tema e qëndrimit apo jo në Shqipëri, Floriana tha se ajo zgjodhi ta linte Shqipërinë vetëm për shkak të dashurisë.

“Unë e zgjodha një vend të huaj për dashurinë, jo sepse ishte një vend më i mirë”, tha ajo duke shtuar se dashuria është një arsye e fortë për ta “braktisur” vendin, por, megjithatë, këtu është më mirë, më rehat.

Për një jetë më të mirë ekonomikisht dhe për kushte më të mira jetese, të jetuarit jashtë është një zgjedhje e mirë, tha Floriana. Por pyetjes nëse është më e lumtur në Shqipëri apo në Zvicër, ajo iu përgjigj me sinqeritet: “Unë kam qenë më e lumtur në Shqipëri”.

Po atëherë pse nuk erdhi partneri të jetonte në Shqipëri? Kjo është çështje tjetër, nënvizoi Floriana.