Boksieri amerikan Floyd “Para” Mayweather nuk ka nguruar asnjëherë për të treguar sa i pasur është, por këtë herë e ka tepruar me videon e fundit të postuar në Instagram.

41-vjeçari për të promovuar bashkëpunimin me një kompani bizhuterish “Jadelle Beverly Hill”, është mbuluar në flori, diamante dhe para.

Boksieri ka zgjedhur një veshje në ngjyrë të florinjtë dhe të zezë ndërsa ka shkruar: “Fisnikëri e vërtetë. Gjithçka çfarë kam marrë është e vërtetë, madje edhe kupa me të cilën po pi është flori dhe nëse nuk ju pëlqen… më urreni vërtet! Tani ky është m*t i vërtet.”  

Vlera e bizhuterive që mbante veshur boksieri mendohet të jetë 50 milionë dollarë, një pasuri.