Pasagjerët e fluturimit “më të guximshëm në botë” udhëtojnë me fluturimin 666 për në Hel, të premten datë 13.

Fluturimi i Finnair nga Kopenhagen i Danimarkës në Helsinki të Finlandës i bën të ditur pasagjerëve numrin e djallit pas 11 vjetësh.
Linja ajrore po ndryshon disa numra fluturimesh që do të thotë se FY666 është i fundit në ditën “fatkeqe”.

Ndoshta gjithçka mund të jetë dhe koeçindencë, por fluturimi nisi në orën 13.00, dhe zgjat 1 orë e 35 minuta. “Në 11 vjet ne kemi pasur 21 fluturime me kodin AY 666 për në Hel, që korrespondon dita e premte dhe data 13”, thotë një zëdhënës i Finnair.

“Nëse ka ndonjë pasagjer që është në ankth për 666, ekuipazhi i avionit është gjithmonë i lumtur ti ndihmojë”,vijon ai. Hera e fundit që ka ndodhur një fluturim i tillë ka qënë e premtja e 13 janarit.