Një ngjarje tragjike ka ndodhur në zonën e Salernos në Itali, ku një foshnje vetëm 1 muajshe ka ndërruar jetë në spitalin Nocera, pasi ishte e kequshqyer.

Vajza e vogël u shtrua në spital në njësinë e kujdesit intensive, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte edhe pas përpjekjeve të mjekëve.
Sipas gazetës “La Città di Salerno”, foshnja ishte kequshqyer, pasi nëna kishte frikë nga koronavirusi dhe nuk dilte nga shtëpia si dhe refuzonte të kërkonte ndihmë.
Por kur gjendja shëndetësore e foshnjes u përkeqësua, prindërit shkuan me urgjencë në spital, por përpjekjet ishin të padobishme.
Prokuroria ka nisur një hetim për këtë çështje, ndërkohë që nëna akuzohet për vrasje të paqëllimshme ndaj foshnjes së saj.