Një foshnje 11 muajshe raportohet se ka vdekur gjatë një fluturimi mëngjesin e së mërkurës. Arnav Varma po udhëtonte me prindërit me Qatar Airways nga Doha në Hyderabad të Indisë, kur filloi të kishte probleme me frymëmarrjen rreth orës 2.30 të mëngjesit.

Ai u dërgua në Qendrën Mjekësore Apollo pasi aeroplani u ul në aeroportin ndërkombëtar Rajiv Gandhi, sipas njoftimeve, por u shpall i vdekur pas mbërritjes. Mendohet që foshnja ka lindur në shtetin amerikan të New Jersey dhe ka një pasaportë amerikane. Ndërsa i ati  Anil Varma ka pasaportë indiane.

Familja thuhet se ka mbërritur në Doha nga SHBA për të vizituar familjen. Ata po udhëtonin me Qatar Airëays SR-500 para se incidenti të ndodhte.