Një foshnje aspak e zakontë ka çuditur infermierët në Brazil.

Këtë shtator bebja që peshon 6 kg e është 54 centimetra është bërë 'objekt' për stafin të cilët nuk kanë rezistuar dhe kanë bërë selfi me beben me një peshë jo të zakontë.

E shumë shpejt fotoja e bebes u bë virale ne mediat dhe rrjetet sociale. Vogëlushja u bë e famshme sepse lindi plot 5.72 kg rreth dy kile më shumë se pesha mesatare.

Por mjekët janë duke e mbikëqyrur nëse fëmija do të ketë më vonë probleme shëndetësore.