20-vjeçarja Carolina Stramare, e cila ishte në garë me numrin 3, është shpallur fituesja e konkursit "Miss Italia 2019". Bukuroshja që ka lindur në Genova, jeton në Vegevano dhe në finale ka mbërritur me titullin e Miss Lombardia.

Në finale ajo ka mundur Serena Petralia, 20 vjeç dhe Sevmi Fernando, 20 vjeç nga Padova, me të cilat formonin treshen finaliste. Me një fizik të skalitur 1.79 e gjatë, sy jeshil dhe flokë gështenjë, Carolina është shpallur vajza më e bukur e Italisë për 2019.

Bukuroshja është diplomuar në liceun e gjuhëve dhe frekuenton Akademinë e arteve të bukura në Sanremo ndërsa punon si modele.

Mbretëresha e re e bukurisë italiane ishte përjashtuar në fazat paraardhëse të votimit, por është rifutur sërish nga juria e "Miseve historike", që mund të risillte në finale vetëm një konkurrente.

Kjo është hera e parë që Miss Italia, që ka mbërritur në edicionin e 80-të të saj, ka zgjedhur një fituese ekskluzivisht me televotim. Votimi përfundimtar i publikut vlerësoi Miss Lombardian si Miss Italia.