Nga një tualet prej ari e deri tek palestra, këto janë fotot impresionuese që tregojnë luksin në brendësi të avionit personal të presidentit rus Vladimir Putin.

Avioni IL-96-300PU është një prej katër avionëve, që përdor presidenti për udhëtimet ndërkombëtare. AI kushton 696 milionë dollarë është i pajisur me një sistem komunikimi të avancuar që e lejon atë të veprojë si një qendër menaxhimi e aftë për të komanduar trupa në rast të një sulmi të papritur.

Mobilimi dhe dekorimi i brendshëm i përkasin stilin neoklasik. Avioni është i pajisur dhe me një zyrë të madhe, një dhomë gjumi dhe një palestër. Por kur i duhet të bëjë një udhëtim Presidenti rus përdor një skuadër prej katër avionësh për arsye sigurie.

Sapo bëhet e ditur se presidenti do të bëjë një fluturimi ndërkombëtar, të katër avionët përgatiten për nisje. Por e veçanta është se nuk dihet me siguri se brenda kujt avioni ndodhet Putin.