Edhe pse temperaturat nuk janë të përshtatshme për të bërë plazh që në muajin mars, moti me diell ka bërë që një grua në kryeqytet të heqë rrobat e trasha dhe t'iu gëzohet rrezeve të pranverës.

Në fotot e publikuara nga LSA, duket një grua me rroba banjo e cila po shijon rrezet e diellit nga kodrat e liqenit artificial, në breg të tij.

Të shumtë janë ata që shijojnë kohën e bukur me diell te liqeni artificial, ndërsa vajza në foto është "guximtarja" e parë që e ka nisur verën kaq shpejt.