Specialistët e destinacioneve turistike dhe të aventurave të ndryshme në udhëtime nëpër të gjithë botën kanë publikuar edhe vendin më të bukur në botë.

Vendi pitoresk në Alpet e Zvicrës, Ascher dhe shtëpia bukolike me restorantin në të ka qenë gjithmonë një destinacion i bukur për turistët. Por ai është edhe "zyrtarisht" vendi më i bukur në botë.

Ky destinacion me shtëpinë që rri "varur" në një shkëmb të lartë 100 metra është zgjedhur si më i bukuri nga të gjitha vendet e bukura të botës. Konkurrenca ka qenë shumë e madhe: plazhe të mrekullueshme, qytete antike dhe vende tjera pitoreske kanë mbetur mbrapa Äscher-it magjepsës.

Në konkursin për pamjet më të bukura, me fotografitë e tyre kanë marrë pjesë 225 fotografë nga e gjithë bota.