Mesnata e djeshme ka rezervuar pamje fantastike në bregdetin e Durrësit. Këtë e dëshmojnë fotografitë e shkrepura nga "LSA".

Qindra shkarkesa atmosferike ndriçuan qiellin në plazhin e Durrësit, duke krijuar një atmosferë krejt ndryshe nga netët e tjera.

Fundjava e parafundit e gushtit solli një ndryshim drastik të motit. Përveç uljes së temperaturave, në disa zona të vendit pati reshje shiu dhe vetëtima.