Foto të rralla të fshatrave çame të vitit 1913

11/09/2013 - 23:35

11 shtator 2013- Shqipëria e 100 viteve më parë na shfaqet kaq e varfër, e prapë kaq e bukur, e thellë-thellë, kaq e dhimbshme. Robert Elsie, albanologu i njohur ka publikuar në sajtin e tij, një koleksion fotografish të rralla me rëndësi të madhe historike.Ato janë realizuar në vitin 1913 nga zvicerani Frederik Buasona (Frédéric apo Fred Boissonnas). Ndonëse nuk dihet muaji në të cilin fotografitë kanë marrë jetë, fakti që i përkasin vitit 1913, në të cilin Konferenca e Ambasadorëve në Londër dha verdiktin për Shqipërinë, i bën ato edhe më të veçanta. Mbi të gjitha, ka rëndësi fakti se në fokusin e Buasonasë ka qenë më së shumti Çamëria, ajo që ne humbëm.

 Ura e Artës; plazhi dhe Kalaja e Pargës; imazhe nga Paramithia: një shtëpi karakteristike, tregu e xhamia e fshatit dhe gra shqiptare me veshje popullore, që qepin rrobat ulur në shkallë; kalaja e Janinës; Konica e famshme e Faikut; rreth pesë pamje nga Filati, ndër to edhe një gjol i vogël; lumi Tiamis në Vërselë të Çamërisë; Ura e Gumanit në Filat; dy foto nga Delvina; e më pas Kaçaniku, Ferizaj dhe malet e Sharrit; Gjilani e Fushë Kosova; Graçanica e Prishtina janë vendet që ai fokusoi në celuloid.

 

/standardi.info /

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Milica Dabovic, kampione Europe me Serbinë në vitin 2015, ka qenë një nga basketbollistet më të bukura.

Trajnerja e fitness-it, Dorina Mema ishte e ftuar në emisionin "Ftesë në 5" në Top Channel ku foli për lidhjen e veçantë me qenushin e sa

Gjendet trupi i pajetë i aktores Naya Rivera, në një liqen në shtetin amerikan të Kalifornisë.

Shfaqen delfinët në bregdetin e Currilave në Durrës!

Një ngjarje tragji-komike i ka ndodhur një gjermani, i cili kishte zgjedhur të kalonte pushimet në Ulqin.

Zindzi Mandela, vajza e udhëheqësve të Afrikës së Jugut Nelson dhe Winnie Mandela, ka ndërruar jetë papritur në moshën 59-vjeçare.

Ndahet nga jeta Kelly Preston, bashkëshortja e John Travolta.

Një familje e njohur aktorësh në Indi ka rezultuar pozitive nga testi i koronavirusit Covid-19.

Nëse do të ishte gjallë, Princeshë Diana do të ishte sot 59 vjeçe.

Rober Irwin është një figurë e njohur televizive në Britaninë e Madhe.