Feliks Bilani është një prej fotografëve më të mirë shqiptarë, i cili krijimet e tij më të mëdha i realizon prej të dashurës.

Në intervistën për "Late Night Show" në Ora News, ai zbuloi se ndonëse është i martuar, ka një të dashur për të cilën gruaja nuk është xheloze.

"Unë jam i martuar prej 24 vitesh. Ndikimin më të madh për krijimet e mia, e marr nga e dashura ime. Quhet libër, e vetmja që s'më ka tradhtuar kurrë. Nuk kam turp të të them që edhe e vjedh librin. Po e mora, nuk e kthej më. Letërsia është ajo cfarë artin e zhvillon ose kërkimi apo leximi i historisë së një vendi apo të personave të ndryshëm, apo kokave botërore që të jep mundësi të krijosh."