Mbarë përdoruesit e rrjeteve sociale i kanë kërkuar Meghan Markle-it të marrë urgjentisht këshilla nga dadoja për të mbajtur në mënyrën e duhur djalin e saj të mitur, Archie-n.

Ish-dukesha shfaqet në fotot e publikuara në media, teksa mban Archie-n në krahë, në një pozicion tepër të sikletshëm. Ndërkohë që shëtit, Markle e ka vendosur të birin në një mbajtëse 180 dollarëshe, që të paktën nisur nga fotot nuk rezulton aspak e rehatshme.

Reagimi thuajse unanim i njerëzve erdhi menjëherë pas publikimit të fotografive gjatë shëtitjes së djeshme të Meghan-it me të birin dhe dy qentë e saj.

“Zemra e vogël, nuk është fare rehat. S’po e mban fëmijën aspak mirë. I gjori princi ynë i vogël”, janë disa nga komentet e ndjekësve.

Disa të tjerë madje arritën deri aty sa thanë se nëna e re nuk po e mban mbajtësen aspak ashtu siç duhet dhe se gruaja ka nevojë për ndihmë urgjente.