Fotoja e fundit para aksidentit tragjik që u mori jetën

Postuar: 12/03/2018 - 23:03

   Media ka publikuar foton e fundit që 11 të reja kanë shkrepur në një avion privat para se ai të rrëzohej mbi Iran.

Avioni privat i Başaran Holding, në pronësi të babait të njërit prej viktimave, u rrëzua në hapësirën ajrore të Iranit ditën e diel.

Mina Basaran dhe shtatë shoqe të saj, sëbashku me 3 pjesëtare të ekuipazhit po ktheheshin nga Dubai, ku kishin organizuar një festë beqarie.

Një ditë para se të humbte jetën në aksident, Mina Basaran kishte shpërndarë një foto në rrjetet sociale ku shikohej bashkë me shoqet në festën e saj të beqarisë para dasmës që do të organizonte së shpejti.

Sipas medias turke, tri prej të rejave që humbën jetën në aksident do të martoheshin më vonë gjatë këtij viti, ndërsa dy të tjera ishin shtatzënë. Kjo e bën edhe më të madhe dhimbjen për aksidentin që ka zhytur në zi Turqinë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Alkooli është përgjegjës për më shumë se 5% të vdekjeve në të gjithë botën ose rreth 3 milionë vdekje në vit.

Australania Josie Capllonch ka shpenzuar 50 mijë dollarë në operacione plastike pas dëshirës së madhe për tu dukur si një kukull barbi.

Rrjeti social Instagram ka bashkëpunuar me Giphy për të sjellë një opsion të ri për përdoruesit.

Një ish-futbollist legjendar i Liverpulit ka bërë një rrëfim tronditës për BBC.

   Artisti Robert Aliaj ka bërë një rrëfim të fortë në studion e emisionit “Provokacija” të Mustafa Nanos në ABC News.

   Kimberly Thompson është ish-bateristja e stafit të Beyonce, e cila sapo është tërhequr nga detyra e saj.

   Kur dëshira për të luajtur në lojërat online, na kthehet në një obsesion, duhet të bëjmë kujdes sepse tashmë kjo është një sëmundje…”

   Noah Cyrus po shet një shishe me lotët e saj, për 12,000 dollarë.

Nëse nuk e njihni Cristiano Ronaldo-n, atëherë duhet të keni jetuar poshtë një shkëmbi për 15 vitet e fundit.

Mbrëmjen e kaluar në kryeqytet u zhvillua një ndër eventet më të rëndësishme.