Fotoja me të cilën princi Charles uroi nipin për ditëlindje është e dyshimtë

09/05/2021 - 16:56

Ndjekësit e familjes mbretërore në rrjete sociale e patën të pamundur të mos vinin re se princi Charles, në postimin ku uronte nipin për ditëlindjen, Archie-n, nuk kishte përfshirë një foto ku dukej e ëma, Meghan Markle.

“Gëzuar ditëlindjen Archie, që bën 2 vjeç,” shkroi princi Charles në mbishkrimin e fotos. Menjëherë ndjekësit vunë në dukje se është i turpshëm fakti që mbreti i ardhshëm nuk vendos në foto nënën e nipit.

“E trishtë! Kaq e trishtë që mbreti i ardhshëm i supozuar e heq nënën e nipit të tij përmes kësaj fotoje që zgjodhi të postojë,” shkroi dikush në Twitter. “Ata nuk e kanë parë Archie-n për më shumë se 12 muaj, për të mos folur për Meghan...kjo vetëm do t’i hedhë më shumë benzinë zjarrit të tabloidëve.”

“Shumë foto e bukur, por ku është Meghan?” lexohet në një tjetër koment. “Pse nuk e quan nip dhe pse i heq të ëmën? Ke bërë kaq shumë gabime që mesa duket i ke harruar. Asgjë s’po të ndihmon.”

Në postimet e tjera të mbretërorëve, përfshirë edhe urimin e mbretëreshës, Meghan nuk mungon në foto.

Së fundmi, u raportua se Charles e ka të vështirë ta falë princin Harry pas intervistës me Oprah Winfrey.

"Kështu siç po shkojnë gjërat, Charles nuk do ta falë kurrë Harry-n, gjë që s'po i pëlqen fare mbretëreshës Elizabeth. Ajo ndihet sikur i biri po vë para monarkisë krenarinë e tij dhe pas humbjes së të shoqit, këto drama janë të tepërta për të," u shprehën burime për Us Weekly.

Intervista e bujshme e çiftit nxori në pah konflikte të brendshme mes tyre dhe institucionit, ku ndër të tjera mbretërorët u etiketuan edhe si "racistë" gjatë fjalës së Meghan.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një postim në rrjete sociale i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka ngritur dyshimet se këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua

Kombinimi i veshjeve me aksesorë shtesë për të krijuar një stil unik është pjesë e pandarë e përditshmërisë së artistes durrsake Asel Ist

Majat e djegura të flokëve janë një shqetësim i vazhdueshëm, por nëse tregohesh pak më e kujdesshme, mund t’i evitosh.

Princi Philip do të kishte festuar 100-vjetorin e lindjes më 10 qershor dhe me rastin e ditës së tij të lindjes, anëtarët e familjes mbre

Marsi është planeti i energjisë dhe jetës suaj mund t’i kishte munguar, por kjo situatë po ndryshon pasi tashmë planeti do të kalojë në s

Janë plot dhjetë ndryshime ato të cilat sjellin në vetvete kundërshtime mes gjinisë mashkullore dhe femërore.

Kur punojmë shumë për të përfunduar një projekt, shumica prej nesh përpiqen të dëgjojnë muzikë, në mënyrë që të përqendrohemi në detyrën

Një 18-vjeçare në Itali ka ndërruar jetë si pasojë e një tromboze.

Studiuesja e astrologjisë Keti Sula ka treguar se përse kryeministri Edi Rama fitoi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Në verë më shumë se kurrë, dielli shqetëson shikimin tonë, prandaj përdorimi i syzeve dielli bëhet më i domosdoshëm.