Ditën e diel, përveçse të gjithë ishim të detyruar ta kalonim në karantinë, edhe moti nuk premtoi shumë. Gjatë të gjithë ditës, retë në qiell i linin vendin njëra-tjetrës.

Por pavarësisht shtimit të vranësirave, pamja që Durrësi ofronte nga KodërVila ishte mbresëlënëse. Veçanërisht këto ditë, kur ajri mbi qytet është shumë më i pastër për shkak të lëvizjes së kufizuar të automjeteve, qyteti bregdetar shpaloset në gjithë bukurinë e tij.

Fotografi Denis Simaku ka realizuar pasditen e sotme një set fantastik fotosh që mund t’i shihni në galerinë e mëposhtme.