Për të dytën herë brenda një muaji regjistrohet hënë e plotë. Mbrëmjen e sotme, kushdo që ka ngritur sytë nga qielli ka parë një hënë vezulluese, që shkëlqente mes qiellit plot yje.

Hëna e kësaj nate Halloween-i njihet edhe si Hëna blu, edhe pse nuk shfaqet blu në qiellin e natës.

Magjia e hënës së sotme nuk duhet humbur, pasi do të jetë e fundit për të paktën 19 vitet e ardhshme.