Kur vjen puna tek fushata, partitë politike lobojnë me të gjitha mjetet për t’i bërë thirrje qytetarëve të votojnë për ta, por Rilindja mesa duket ka veshur me ngjyrën mavi edhe infermieret e QSUT-së. Opinion.al shkruan se  infermieret e Pediatrisë në QSUT nuk mbajnë më veshur uniformën e bardhë të personelit mjekësor, por janë detyruar të veshin bluzat me stampime “Teletubbies” dhe pantallonat ngjyrë mavi që përkojnë me ngjyrën e Rilindjes.

Një risi e re në shëndetësi, apo “mesazh i fshehtë” i fushatës? Gjykojeni si të doni, por duket qesharake për këtë profesion kjo lloj uniforme. Kohë më parë personeli mjekësor u detyrua me pahir të vishte pantallona ngjyrë portokalli, ndërsa tani mavi dy ngjyrat e preferuara të Rilindjes në pushtet.