Pasi emri i tyre u lakua në media për një sherr të supozuar mes të dyve, dy kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste për qarkun Durrës, Alban Xhelili dhe Erjon Meka kanë pozuar së bashku, të përqafuar.

Në reagimin e tyre, por edhe në reagimin e PS Durrës u nënvizua fakti se lajmi për sherrin ishte i rremë.