Fotot e sikletshme që VIP-at shqiptarë do donin mos të ekzistonin kurrë

Postuar: 11/07/2018 - 22:08

   Të famshmett shqiptare kujdesen gjithnjë që të gjitha fotot që publikojnë të jenë perfekte aq sa ndonjëherë e teprojnë dhe bëhen qesharake.

Jo rrallëherë ata kanë publikuar foto pas një sërë modifikimesh dhe ndërhyrjesh me fotoshop, duke u sulmuar ashpër nga fansat.

Pas fyerjeve të shumta në komente, ata nuk janë menduar dy herë para se të fshinin foton.

Por për fatin e tyre të keq, asgjë që publikohet në rrjetet sociale nuk mund të zhduket përfundimisht.

Aurela Hoxha pak kohë më parë postoi një foto me bikini pranë një pishine, por në tentativë për të zmadhuar të pasmet dhe holluar belin ajo ka shtrembëruar pishinën. Pasi fansat e dalluan menjëherë photoshopin, Aurela e fshiu foton.

Kjo foto e Luana Vjollcës në pamje të parë duket shumë seksi, por kur fansat i vunë re photoshopin në krah, këngëtarja e fshiu.

Angela Martini mbetet një ndër femrat më të bukura shqiptare dhe nuk pritej që një modele si ajo të përdorte photoshop, por ja që ndodhi. Në një foto të postuar në Instagram Angela kishte photoshop-uar barkun duke e sheshuar ndërkohë që pasqyra i nxori gënjeshtrën. Angela më pas e fshiu foton.

Ingrit Gjoni ka dështuar me photoshopin gjithashtu. Këngëtarja postoi një foto seksi me body dhe geta, por dera prapa saj dukej e shtrembëruar. Fansave nuk kishte si t’ju shpëtonte dhe Ingriti u detyrua ta fshijë foton.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një specie e re vdekjeprurëse e gjarpërinjve helmues është zbuluar në Australi.

   Vetëm pak ditë më parë çifti i njohur i showbizit shqiptar Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku u bënë prindër për herë të parë me vogëlu

Mjaftuan vetëm disa minuta në pasarelë dhe ajo fitoi vëmendjen e të gjithëve.

   Modelja britanike Chloe Ayling, e cila vitin e kaluar u mor peng në Itali për 6 ditë, ka rrëfyer ditët e saj të vështira.

   Patrik O’Well është 44 vjeç dhe që nga mosha 30 vjeç bën xhiron e të gjithë pistave të garave të botës, duke tentuar të shtypë gazin n

Për të lehtësuar djegiet e lehta por dhe për pastrim, vetitë e Aloe Verës janë me vërtet të shumta.

   Një “lavë bombë”, një copë fluturuese e shkëmbit të shkrirë, goditi një varkë turistike në oqean, pranë ishullit të madh të Hawaii-t,

Shatërvanet e Durrësit janë bërë objekt talljeje së fundmi nga ana e qytetarëve.

Mendimet negative jo vetëm që ndikojnë negativisht në gjendjen tuaj mendore, por edhe në shëndetin tuaj, mirëpo çojnë edhe në rezultate d

   Vetëm dy muaj me pare, Meghan Markle zyrtarisht hyri në familjen mbretërore dhe tashmë duket se ndihet e qetë.