Fotot nudo të princeshë Dianës, skandali që "torturoi" princ William

16/09/2019 - 20:27

Publikimi i fotove nudo të Princeshë Dianës në vitin 1996 krijoi një skandal. Por ai që e përjetoi më keq këtë situatë ishte djali i saj i madh, Princ William, i cili në atë kohë ishte 14 vjeç. Botuesi i ‘Vogue’ Nicholas Coleridge, në një libër ku përmblidhen kujtimet e tij, tregon edhe bisedën me Princeshë Dianën.

Ajo e vizitoi atë për një drekë në Shtëpinë Vogue pas skandalit të fotografisë dhe i tregoi se William, ishte i shqetësuar.
‘Ai ishte aq i mërzitur. Ai tha që disa nga djemtë po e ngacmonin duke thënë se gjinjtë e mi ishin shumë të vegjël”, ishin fjalët e Dianës.

Të njëjtën situatë të pakëndshme Prince William e përjetoi edhe në vitin 2017 me fotot nudo të bashkëshortes së tij.

Ai kërkoi kompensim prej 1.3 milion £ për fotot nudo të Kate Middleton, të cilat u botuan në revistën Franceze Closer në 2012.

Rasti që daton në Shtator 2012 kur William dhe Kate u fotografuan duke pushuar në tarracën e një kështjelle në rajonin jugor të Provence.

Duka i Kembrixhit tha se pamjet ishin ‘edhe më të dhimbshme’, pasi ata i kujtuan atij mënyrën se si vdiq e ëma, pasi ajo ndiqej nga fotografët paparacë në Paris 20 vjet më pare.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-deputeti Eduart Ndocaj, nuk ka ndonjë konsideratë të veçantë për parlamentarët shqiptarë, madje nëse do të kishte mundësi të shpëtont

Nëse tashmë keni tështirë në dorë, duhet të hiqni dorë nga kjo metodë për të mos dëmtuar edhe personat përreth jush.

Ava Karabatic është një ish-modele e Playboy, e cila së fundmi ka vendosur t'i befasojë të gjithë, pasi do të kandidojë për Presidente e

Humbja e një prindi është gjithmonë e vështirë për t’u pranuar dhe mësuar.

Një kompani udhëtimi po punëson deri në 10 persona për të qëndruar në disa nga pronat më luksoze në botë, për të tërhequr blerës të pasur

Supermodelja Bella Hadid është shpallur gruaja më e bukur në botë.

Dukesha, Kate Middelton dhe Princi William kanë nisur turin e tyre në Pakistan.