Një peshkaqen ka kafshuar dy fëmijë në bregdetin e Nju Jork. Ky është kafshimi i parë në bregdetin e metropolit amerikan që nga vitet 70.

Dy fëmijët, një vajzë 12 vjeç dhe një djalë 13 vjeç, po luanin në breg të detut dhe kishin future këmbët në ujë kur u sulmuan nga grabitqari.

Të dy kanë shenja kafshimi në këmbë, madje nga këmba e djalit është hequr edhe një dhëmb, për të zbuluar se për çfarë lloj peshkaqeni bëhet fjalë.

Sulmet e pëshkaqenëve në breg të detit janë fenomen shumë i rrallë.