Nuk është një reklamë për një seri filmike apo diçka të ngjashme, në Tana Toradza, Indonezi ka me të vërtetë  një numër të madh familjesh që nuk heqin dorë nga trupi i të afërmeve të tyre të vdekur.

Për njerëzit e vdekur ekzistojnë shtëpi të veçanta që quajtura 'tangkonan' të cilat janë ndërtuar ekskluzivisht për to. Familjarët ruajnë trupin e balsamosur të të ndjerit kur nuk arrijnë të mbledhin para të mjaftueshme për funeralin.

Pas mbarimit të ritualeve tradicionale, si sjellja e ushqimeve, veshjeve dhe dhuratave për të vdekurit, familjarët i lënë ata të ‘pushojnë’. Kur vjen koha për ti lënë në shtëpinë e tyre të prehjes ekziston dhe një traditë.

Ata sjellin tupat e të dashurve të tyre në shtëpi, i ndryshojnë rrobat dhe i bëjnë shëtitje me rroba të reja. Këto shëtitje janë të këndshme për anëtarët e familjes dhe shpesh trupi i të ndjerit ka syze dielli, nje cigare në cep të buzës ose një kapele.