Funerali kalon me të qeshura, i vdekuri bën batutën e fundit nga arkivoli (VIDEO)

15/10/2019 - 09:55

Një funeral tepër i pazakontë në Irlandë ka kaluar nga lotët e zisë tek të qeshurat.

Shkak u bë rrengu i fundit që luajti i vdekuri, i cili ishte njohur gjithë jetën si njeri me shpirt humori.

Edhe në momentin që arkivoli u fut në gropë, ai kishte llogaritur që t’iu jepte të afërmëve një të qeshur të fundit.

Sapo arkivoli arriti në fund, një zë i regjistruar nga ai vetë u dëgjua nga brenda arkivolit. Nuk thoshte ndonjë mesazh lamtumire prekës, por një mundësi e fundit për t’u dhuruar të qeshura të afërmëve.

Pasi u dëgjuan disa të trokitura nga brenda arkivolit, zëri i tij tha:  “Ej, ku dreqin jam këtu? Më nxirrni! Është shumë errësirë! Prift është ai që po dëgjoj? Jam Shej, brenda në kuti. Jo, përpara jush! Kam vdekur!” Pastaj nisi të këndonte.

Kjo bëri që të afërmit të mos e mbajnë të qeshurën dhe videoja e funeralit mori shumë klikime në internet (shiheni këtu).

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

E ftuar pasditen e sotme te “Rudina”, Iris Luarasi rrëfeu lidhjen e veçantë që ka me buzëkuqin, i cili nuk mungon as në ceremonitë mortor

Me siguri, të gjithë e keni pyetur veten nëse do të shkonit me një partner që i përket shenjës suaj zodiakale.

Modelja e shumënjohur Gigi Hadid ka ripostuar fotografinë e përfaqësueses së Shqipërisë në Miss Universe 2018, Trejsi Sejdini.

Protagonistët e sotëm janë shenjat zodiakale që duhet të buzëqeshin më shumë dhe të lënë mënjanë depresionin.

Njeriu më i pasur në botë, Jeff Bezos, do të dhurojë 10 miliardë dollarë për të luftuar ndryshimet klimatike.

Sipas National Post, një studim i ri thotë se stafi që fillon punën para orës 10 të mëngjesit është e "barabartë me torturat" dhe po i bë

Gaforrja cilësohet si shenja më e komplikuar e zodiakut !

Të gjithë e kemi pyetur veten se përse përgjigjemi gjithnjë me “Alo” kur flasim me dikë në telefon.

Duket se tersi nuk po i ndahet familjes mbretërore angleze.

Është ndarë nga jeta në moshën 15-vjeçare, aktorja e famshme Pearl Waligwa.