Një lojë futbolli ka rezultuar shumë e dhimbshme për një adoleshent nga Kosova, që po argëtohej me sportin më të bukur në botë.

Incidenti ka ndodhur një ditë më parë në kompleksin “Olimpik”, raporton policia e Durrësit.

Sipas të njëjtit burim, 18-vjeçari D.D. nga Prishtina, gjatë lojës, është përplasur me një shok dhe për fat të keq ka thyer dy brinjë.

I riu është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku dhe ndodhet aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Nga dëshmia e adoleshentit dhe personave të tjerë në vendngjarje, policia ka arritur në konkluzionin se bëhej fjalë për një ngjarje aksidentale.