Mbrojtësi i Tottenham Hotspur, Serge Aurier, është arrestuar pak ditë më parë nga autoritetet angleze me dyshimin se ka dhunuar partneren e tij, me të cilën ka edhe një vajzë 5 muajshe.

Ngjarja ka ndodhur vetëm disa orë para përballjes së skuadrës londineze me Manchester United në “Wembley”, takim që përfundoi me fitoren e “Djajve të Kuq” me gol të Marcus Rashford.

26-vjeçari i mohoi me forcë akuzat dhe pas disa orësh nën masën e arrestin u la i lirë. Në takimin me United Pochettino nuk e kishte futbollistin nga Bregu i Fildishtë as në stolin e rezervave.