Karantina ka dhënë efekt edhe te Albi Doka. Mesa duket mbrojtësi i Tiranës nuk ndihet mirë i vetëm dhe kërkon shoqërinë e njërës mes modeleve Bela Hadid dhe Nastasia Volkonskaia. Lojtari bardheblu ka vendosur të gjejë nuse nëpërmjet propozimit në televizor dhe deri në këtë moment nuk i ka shkuar aspak keq.

Doka fillimisht ka vendosur t’i propozojë Bela Hadid dhe ka marrë një përgjigje artificiale, megjithëse ai e ka puthur në buzë nga televizioni. Pas mungesës së një përgjigje të mirëfilltë nga ana e modeles me famë botërore, Doka ka ndryshuar mendje dhe i ka propozuar modeles ruse.

“Nastasia, unë ndryshova mendje. Do të martohesh me mua?”, shprehet Doka, që duket se krijuar përshtypje te Nastasia edhe nëpërmjet pellushit të madh, që mban në dorë. Modelja i është përgjigjur nëpërmjet një statusi në “Instagram”, ku shkruan se do të marrë pak kohë të mendohet. Të dy e ndjekin njëri-tjetrin në “Instagram”.