Pas Wonder Woman, Gal Gadot vjen me një tjetër rol të jashtëzakonshëm: aktorja izraelite do të zërë vendin e protagonistes në filmin e ri të regjisores Patty Jenkins.

Ajo do të interpretojë mbretëreshën legjendare te Egjipit të Lashtë, Kleopatrën. Sipas revistës “Dealine”, produksioni kolosal do të ketë një kast ku do të mbizotërojnë femrat, dhe padyshim, boshtin e përbën figura e Kleopatrës, një prej grave më të famshme në histori.

Ajo do të vijë ashtu sic nuk e kemi parë herë tjetër. Gal Gadot nuk do ta ketë të lehtë megjithatë të portretizojë një figurë për të cilën në ekran, do t`i duhet të rivalizojë interpretimin e jashtëzakonshëm të Elizabeth Taylor. Yllit hollivudian, ai rol i pati sjellë një sukses të jashtëzakonshëm ndërsa filmi vetë mori 9 çmime Oskar.

Për vite me radhë, në Hollivud është folur shumë mbi realizimin e një gjiganti të tillë, shpenzimet e të cilit e patën goditur fort shtëpinë kinematografike “20th Century Fox”.

Per vendin e protagonistes që diskutuar shume Angelina Jolie. Përzgjedhja e bukuroshes Gadot nuk kaloi sakaq pa shkaktuar polemika, me disa zëra që pretendojnë se ky rol duhet t`i kishte shkuar një aktoreje arabe.