“Game of thrones” kërkon rekorde të reja në “Emmy”

22/09/2019 - 11:39

Sezoni final i "Game of thrones" ka ndarë fansat por jo çmimet “Emmy”. Plot 32 kandidatura për mini-sezonin e fundit të sagës fantazi, që ka thyer rekordin për sa i takon numrit të nominimeve në një vit të vetëm.

Me 57 çmimet “Emmy” të fituara gjatë viteve, “Game of thrones” ka marrë titullin e serisë më të vlerësuar të të gjitha kohërave. Ceremonia e ndarjes së cmimeve do të mbahet mbrëmjen e të dielës në Nju Jork.

E ndërsa triumfi si seria më e mirë dramatike duket tashmë i sigurt, në kategori të tjera ka më shumë rivalitet. “This is Us dhe Killing Eve”, janë po ashtu në garë për shumë çmime “Emmy”. Shumë sy janë drejtuar edhe nga seria komike “The Marvelous Mrs.Maisel”  me 20 nominime dhe miniseria “Chernobyl”  me 19 nominime.

Pasi janë ndeshur në ekranin e vogël me betejën finale, aktorët janë gati të luftojnë edhe për çmimet “Emmy”, Alfie Allen, Theon Greyjoy i “Game of thrones” është në garë për çmimin e aktorit më të mirë protagonistë. Por ka jo pak rivalë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Padia e këngëtares Besa Kokëdhima ndaj emisionit "Thumb On", është diskutuar në puntatën e sotme, ku të ftuar ishin gazetarët Bledian Kok

Së fundmi ish-lojtari i kombëtares angleze Paul Gascoigne, i njihur për raportin e keq që ka me alkoolin, është futur në një dyqan dhe ka

Një adoleshente në Florida ka humbur jetën nga "sëmundja e puthjes", ose siç njihet ndryshe mononukleoza.

Modelja Xhesika Berberi ishte e ftuar në emisionin "Shiko Kush LUAN" në Top Channel mbrëmjen e të shtunës.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar një hajdut fatkeq, i cili me motor ndalon pranë një banesë për të vjedhur një pako të lënë para derës.

Akademia e bukurisë “Nina Lyxury” në Durrës është solidarizuar më situatën e rëndë në të cilën ndodhet vendi prej të martës së 26 nëntori

Kur vjen fundi i vitit shumë persona shpresojnë që viti pasardhës të jetë më i suksesshëm dhe i mbarë. Çelësi i suksesit për të pasur një

Syzet e kitaristit të grupit të famshëm 'The Beatles’ janë shitur ditën e djeshme në një ankand në Londër më shifër të çmendur.

Edhe pse muaji dhjetor është i mbushur me festa gazmore, jo të gjithë mund të jenë të lumtur. Fundja, dimri është stinë e ashpër.

Duket sikur ka dalë nga një film i James Bond, por koncepti mund edhe të tregojë se e ardhmja e superjahteve është edhe nënujore.