Gashi po sjell një tjetër hit që është pjesë e albumit 1984.

Lajmin e ka dhënë vetë këngëtari shqiptar, i cili ka publikuar në Instagram një video ku shfaqet duke xhiruar klipin me reperin e famshëm TY$ Sign.

Kënga e re me TY$ Sign do të dalë ditën e ditëlindjes së Gashit, ndërsa nga video kuptohet se bëhet fjalë për një këngë ritmike. Kujtojmë se edhe Elvana Gjata ka bashkëpunuar më parë me reperin e famshëm për këngën “Off guard”.