Gazetari holandez futet në konferencën sekrete të ministrave të BE-së, i kërkojnë të largohet se mund të arrestohet

21/11/2020 - 13:37

Një gazetar holandez ka arritur të futet pa leje në një videokonferencë konfidenciale të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të BE,  falë informacioneve të publikuara në llogarinë e Ministrisë së Mbrojtjes së Holandës në Twitter.

Gazetari Daniel Verlaan i televizionit RTL shfaqet në ekranin e madh të videokonferencës, në krah të ministrave të BE. Ai qesh, rregullon flokët dhe i përshëndet ministrat me dorë, ndërsa ata fillojnë të qeshin gjithashtu.

Edhe shefi i Politikës së Jashtme të BE Josep Borrell, ka qeshur fillimisht me gazetarin holandez, por më pas e ka vënë atë në dijeni se ishte futur në një konferencë sekrete dhe mund të arrestohej.

“A e di se je futur në një konferencë sekrete”, dëgjohet duke i thënë Borrell gazetarit Verlaan. “Po, po. Më vjen keq. Unë jam gazetar nga Holanda. Më vjen keq që ju pengova në konferencën tuaj”, ia ktheu gazetari.

"E dini që është vepër penale, hë?" Tha Borrell, ndërsa duke qeshur shtoi “Më mirë dilni nga konferenca, përpara se të vijë policia.”

RTL raportoi se Verlaan kishte arritur të siguronte akses për takimin sepse “llogaria në Twitter e Ministrit Ank Bijleveld përmbante shkurtimisht një foto me adresën e hyrjes dhe një pjesë të kodit PIN.”

"Pas disa përpjekjesh, RTL Nieuws arriti të hamendësonte kodin PIN të mbledhjes sekrete, sepse pesë nga gjashtë shifrat e kodit pin ishin të dukshme në foto”, tha media.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ngritja “raketore” Elon Musk mes njerëzve më të pasur të botës, vazhdon pa ndalim.

Një truk shumë praktik me lëvoren e bananes mund të bëjë mrekulli për këmbët tuaja.

Para dy netësh u mbajt ceremonia e “American Music Awards”, që mblodhi disa nga emrat më të njohur të muzikës botërore.

Një kirurg në Arabinë Saudite ka vdekur në dhomën e operacionit të spitalit ku do të kryente një procedurë ortopedike, njoftonin mediat v

Një taksist në Turqi ka bërë një gjest që jo shumë njerëz e bëjnë, pasi gjeti një sasi të konsiderueshme parash në automjetin e tij.

Periudha e vështirë është gati të mbarojë për pothuajse gjysmën e shenjave të zodiakut.

Këngëtarja shqiptare, Zajmina Vasjari mbetet një nga femrat më tërheqëse të showbiz-it shqiptar.

Përse vijojmë të dezinfektojmë sipërfaqet nga frika e koronavirusit kur e dimë se ai qëndron në afër?

Një burrë që vrau gruan e tij u tha policëve, se ajo nuk ishte e lumtur pasi ai nuk dukej aq mirë sa ajo.

Ish-çifti i famshëm, Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus prej kohësh janë në qendër të mediave për jetën e tyre private.