Një reporter lajmesh në Japoni u kap duke ekzagjeruar një raport mbi reshjet e borës, por doli zbuluar kur një banor vendas postoi fotot e vërteta në rrjetet sociale.

Reporteri i NKH raportoi se thellësia e dëborës arrinte belin e tij në qytetin e Sukayu, por kishte gjetur pikën ku dëbora ishte mbledhur më shumë

“Siç mund ta shihni, kaq shumë borë është grumbulluar, saqë është aq e lartë sa beli im”, tha gazetari.

Pak më vonë, një banor vendas dëshmitar i ngjarjes ka  krahasuar pamjet e ekzagjeruara të lajmeve me fotot e skenave që tregonin qytetin të mbuluar me të një sasi të vogël dëbore.

Fotot e vendasit tregonin se gazetari ishte pozicionuar qëllimisht në një grumbull  bore të dendur, në një anë të rrugës.